Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez ishte mes të ftuarve në ceremoninë martesore të Taylor Swift dhe Travis Kelce. Lopez shkëlqeu me një fustan të zi elegant, me dekolte të theksuar dhe pjesë të ngushtë në bel. Pamjen e saj e kompletoi me taka të larta, një çantë sateni dhe bizhuteri luksoze me diamante, duke përfshirë një gjerdan, vathë dhe një unazë.

Një ditë pas dasmës, 56-vjeçarja publikoi në rrjetet sociale fotografi të realizuara para se të nisej për në Madison Square Garden. Këngëtarja zgjodhi t'i shoqëronte fotot vetëm me një emoji gotash shampanje, pa shtuar urime publike për çiftin e sapomartuar.

Lopez ishte një ndër surprizat e listës së të ftuarve. Në dasmë morën pjesë rreth 1,000 të afërm dhe emra të njohur nga bota e muzikës, filmit dhe sportit. Ndër personalitetet e pranishme ishin edhe Selena Gomez, Gigi Hadid, Bradley Cooper, Millie Bobby Brown, Ed Sheeran, Hugh Jackman dhe Karlie Kloss.