Blerim Isufaj deklaroi se nuk komenton deklarata politike dhe se nuk bie pre e askujt, pasi u pyet për prononcimin e Haxhiut rreth konkursit. Këto pyetje, sipas tij, duhet t'i drejtohen Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Albulena Haxhiu, nëpërmjet rrjeteve sociale të Presidencës, komentoi shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit. Ajo theksoi se ky veprim i Këshillit Prokurorial të Kosovës rikthen mundësinë për një proces të rregullt, transparent dhe të bazuar në meritë. Haxhiu shtoi se procesi duhet të zhvillohet në mënyrë të paanshme, të besueshme dhe larg çdo ndikimi politik, duke zgjedhur kandidatin më kompetent dhe me integritet të lartë profesional.