Inspektorët rajonalë të KRU “Hidrodrini”, së bashku me njësinë operative përkatëse, kanë ndërmarrë kontrolle në kohën kur vendi po përballet me thatësirë dhe rënie të niveleve të burimeve ujore. Gjatë këtyre aksioneve, dhjetë persona u kapën në flagrancë duke keqpërdorur ujin e pijshëm.
KRU “Hidrodrini” njoftoi se kontrollet do të vazhdojnë pandërprerë, 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, në të gjitha komunat nën zonën e tyre të mbulueshmërisë. Kompania ka bërë thirrje për ruajtjen dhe përdorimin racional të ujit, sidomos gjatë periudhës së temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve.