Grabar-Kitarović publikoi në rrjetet sociale një foto të festës së lojtarëve spanjollë, pas golit të Mikel Merino në minutat shtesë, që siguroi fitoren 1-0. Ajo shkroi në spanjisht: “Bravo, Spanjë! Fitore e merituar dhe për disa prej nesh, një ngushëllim i vogël futbolli.”
Ky mesazh u interpretua si një referencë ndaj eliminimit të Kroacisë nga Portugalia në të njëjtin kompeticion. Sipas ish-presidentes, fitorja e Spanjës ndaj portugezëve shërbeu si një ngushëllim për tifozët kroatë pas zhgënjimit të Botërorit.
E njohur për mbështetjen e saj ndaj kombëtares kroate, Grabar-Kitarović etiketoi në postim edhe profilet zyrtare të federatave të futbollit të Spanjës dhe Kroacisë.