Ajo shtoi se pensionistët në Astir mbajnë radhën për pensione çdo muaj që në orën 5 të mëngjesit. Qytetarja shprehu shqetësimin se pensionistët nuk kanë para për të blerë ushqime, duke përmendur se shpesh vinin me shuma të vogla për të blerë perime.

E përlotur, banorja theksoi se kishte marrë pjesë në protesta çdo ditë që nga data 1 e muajit. Ajo theksoi rëndësinë e të rinjve në protesta, duke i cilësuar ata si “shkëndijë e pastër drite” dhe theksoi se ata nuk kanë dëmtuar asnjë send pavarësisht dhunës së ushtruar.