Një komandant ushtarak iranian lëshoi një paralajmërim zyrtar kundër veprimeve ushtarake. Ali Abdollahi, komandant i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, theksoi se armiqtë, veçanërisht SHBA-ja dhe Izraeli, duhet të shmangin çdo llogaritje të gabuar, duke paralajmëruar për një hakmarrje të ashpër nga forcat e armatosura iraniane ndaj çdo kërcënimi apo agresioni.

Paralajmërimi vjen pas vdekjes së Ajatollah Ali Khameneit, i cili u vra në një sulm ajror në ditën e parë të luftës. Më herët gjatë javës, edhe ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragchi, kishte bërë një deklaratë të ngjashme. Ai theksoi se Teherani do të përgjigjej menjëherë dhe fuqishëm ndaj çdo kërcënimi ndaj udhëheqjes së tij.

Këto komente pasuan deklaratat e ministrit izraelit të mbrojtjes, Israel Katz, i cili tha se udhëheqësi aktual suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ishte “shënjuar për vdekje”. Gjatë periudhës së funeralit, në Iran janë raportuar masa të shtuara sigurie.