Një burim iranian i sigurisë deklaroi për televizionin shtetëror Press TV se strategjia e re e Iranit përfshin mbylljen e Ngushticës së Hormuzit pas çdo sulmi amerikan. Presidenti Trump, gjatë samitit të NATO-s, kishte thënë se SHBA-ja do ta "godasë përsëri fuqishëm" Iranin.

Ngushtica e Hormuzit është një rrugë detare jetike, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimeve globale me naftë dhe gaz natyror. Përveç mbylljes së ngushticës, burimi iranian paralajmëroi se pas çdo sulmi amerikan, Irani do të godasë "të paktën dyfishin e numrit të objektivave".

Gjithashtu, u dërgua një paralajmërim ndaj aleatëve rajonalë të SHBA-së, duke theksuar se Irani "nuk bën dallim mes SHBA-së dhe partnerëve të saj rajonalë". Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike e Iranit njoftoi më parë se kishte goditur 85 pika ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve amerikane.