Ruhollah Khomeini, themeluesi i Republikës Islamike dhe udhëheqësi i Revolucionit Islamik të vitit 1979, vdiq në vitin 1989. Funerali i tij u karakterizua nga një pjesëmarrje masive e qytetarëve, duke shkaktuar kaos.

Sipas vlerësimeve zyrtare iraniane, 10.2 milionë njerëz morën pjesë, një shifër që shënon përqindjen më të madhe të popullsisë të pranishme në një ceremoni mortore. Ngjarjet ishin kaotike, me tetë persona të vrarë dhe qindra të plagosur, sipas raporteve të kohës.

Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve për studentët (ISNA) shkruajti se turmat e tejkaluan pritshmëritë e autoriteteve. Kur mjeti me arkivolin e Khomeinit kaloi nëpër rrugë, vajtuesit u vërsulën, duke shkaktuar përplasje. Procesioni i varrimit u braktis dhe arkivoli u transportua me helikopter për të lejuar shpërndarjen e turmës.

Pas vdekjes së Khomeinit, pasardhësi i tij u bë Ajatollah Ali Khamenei, i cili u emërua kreu i shtetit po në vitin 1989.