Interi i ka besuar agjentit Federico Pastorello detyrën për të gjetur oferta për Kristjan Asllanin. Agjenti italian, i njohur edhe si menaxheri i Romelu Lukakut, u paraqit në selinë e klubit zikaltër.

Krahas Asllanit, Pastorello do të menaxhojë edhe shitjen e Benjamin Pavard. Për të dy lojtarët, respektivisht Besiktasi dhe Marseille nuk paguan klauzolën e blerjes pas periudhës së huazimit.

Dy klube kanë shfaqur interes për shërbimet e Asllanit: Cagliari dhe Besiktasi. Megjithatë, klubet nuk janë të gatshme të bëjnë shpenzime të mëdha në merkato. Më herët, Interi ka kërkuar 11 milionë euro për transferimin e Asllanit.