“Infrakos” thekson se mosrespektimi i masave të sigurisë rrezikon jetën e qytetarëve dhe pengon trafikun hekurudhor. Linja Fushë Kosovë–Pejë ka laura automatike në vendkalimet hekurudhore, të cilat funksionojnë me sensorë për të garantuar sigurinë rrugore e hekurudhore.
Kompania apelon drejtuesit e makinerive punuese të respektojnë brezin e sigurisë pranë hekurudhës dhe të mos afrohen më pak se tre metra nga binari. Kjo distancë është thelbësore për funksionimin pa ndërprerje të sistemit automatik të vendkalimeve.
Çdo shkelje e brezit të sigurisë do të monitorohet përmes kamerave. Ndaj shkelësve do të ndërmerren veprime ligjore, përfshirë raportimin te organet kompetente. “Infrakos” thekson se siguria në hekurudhë është përgjegjësi e përbashkët dhe bashkëpunimi kontribuon në mbrojtjen e jetës dhe zhvillimin e sigurt të trafikut hekurudhor.