Aksioni i IKMT-së u zhvillua gjatë orëve të para të mëngjesit. Operacioni përfundoi pa incidente, pa kundërshtime nga pronarët apo persona të tjerë të pranishëm.
IKMT ka njoftuar se do të vazhdojë kontrollet përgjatë vijës bregdetare. Aktualisht po verifikohen ndërtesa të tjera për të konstatuar ndërtimet pa leje ose ato që nuk plotësojnë kriteret ligjore për legalizim. Autoritetet theksojnë se këto aksione synojnë zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e territorit, sidomos në zonat bregdetare me rëndësi turistike.