Ish-sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç, deklaroi se goli i Joško Gvardiolit duhej pranuar. Ai theksoi se topi u devijua nga një mbrojtës portugez përpara se të mbërrinte te lojtari kroat, duke ndryshuar rrjedhën e aksionit. Sipas Ibrahimoviç, VAR-i duhet të korrigjojë gabimet e dukshme, jo të krijojë polemika të reja.

Ibrahimoviç shtoi se vendimi i gabuar në minutat e fundit të një ndeshjeje me eliminim direkt ndikon në fatin e një kombëtareje. Ai shprehu bindjen se nuk kishte pozicion jashtë loje.

Në të njëjtën linjë ishte edhe legjenda franceze, Thierry Henry. Ai tha se nuk e kupton vendimin dhe kritikoi përdorimin e teknologjisë. Henry argumentoi se anulimi i një goli kaq të rëndësishëm kërkon prova plotësisht të qarta, të cilat sipas tij, mungonin. Ai nuk pa asgjë që të bindte se Matanović e preku topin, çka do të legjitimonte anulimin e golit.