Ish-sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj vendimeve gjyqësore në Kupën e Botës, veçanërisht pas anulimit të një goli të Kroacisë në minutën e 103-të, pas rishikimit me VAR. Portugalia fitoi ndeshjen me rezultat 2-1.

Ibrahimovic theksoi se e ka rishikuar aksionin disa herë dhe, sipas tij, nuk ka pasur prekje të qartë të topit nga lojtari kroat Igor Matanovic. Ai i akuzoi gjyqtarët për ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e ndeshjes, duke dëmtuar drejtësinë sportive.

“Gjyqtarët po bëjnë çdo gjë në fuqinë e tyre për ta ndihmuar Cristiano Ronaldon të fitojë Kupën e Botës,” deklaroi Ibrahimovic për FOX Sports. Ai shtoi se kjo është “vjedhje e qartë” dhe se topi nuk e preku fare lojtarin kroat.

Sipas tij, VAR-i tani nuk i përmirëson gabimet, por shikon milimetra që askush tjetër në stadium nuk i sheh. Ai theksoi se tifozët vijnë në stadium për të parë dramën dhe emocionin, jo ekrane.