Ish-futbollisti suedez, Zlatan Ibrahimoviç, kritikoi ashpër vendimet gjyqtarëve pas humbjes 2:1 të Kroacisë përballë Portugalisë. Në minutën e 103-të, Kroacisë iu anulua një gol vendimtar. Ibrahimoviç deklaroi se e ka rishikuar disa herë situatën dhe nuk ka parë prekje të topit nga lojtari kroat Igor Matanoviç, siç pretendohej.

Sipas tij, arbitrat po bëjnë çdo gjë për të ndihmuar Cristiano Ronaldon të fitojë Kupën e Botës. Këtë e quajti “vjedhje të qartë”. Ibrahimoviç vuri në dukje se VAR-i, në vend që të përmirësojë gabimet, po analizon detaje milimetrike që nuk perceptohen në stadium. Ai theksoi se tifozët kërkojnë dramë dhe emocion, jo shikimin e ekraneve për vendime kontroverse.