Një i paraburgosur, me gjendje të rënduar psikike, sulmoi një zyrtar policor gjatë nxjerrjes nga qendra e paraburgimit në stacionin policor të Kamenicës. Sulmi ndodhi më 5 korrik 2026, ndërsa i paraburgosuri po transportohej për trajtim në Klinikën e Psikiatrisë në Gjilan.
Policia e Kosovës njoftoi se të dyshuarit i ishte dhënë fillimisht ndihmë mjekësore në qendrën e paraburgimit. Gjatë vendosjes së prangave, ai rezistoi dhe goditi policin. Zyrtari i sulmuar mori ndihmë mjekësore. Rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe është iniciuar në konsultim me prokurorin.