Një i moshuar mbajti një fjalim të zjarrtë gjatë ditës së 37-të të protestës përpara Kryeministrisë. Ai akuzoi drejtpërdrejt Kryeministrin Edi Rama si “tradhtar të kombit”.
Gjatë fjalës së tij, i moshuari e cilësoi Ramën si “kriminel e maskara”, duke shtuar se ka “bërë pazar me popullin”. Ai theksoi se Kryeministri po shet interesat e shqiptarëve për përfitime personale dhe pushtet. Fjalimi u shoqërua me duartrokitje nga protestuesit.
Mesazhin kryesor ia drejtoi të rinjve të pranishëm. Ai i quajti ata “e ardhmja e këtij kombi” dhe “Rilindja e vërtetë”, duke kontrastuar me sloganin e partisë në pushtet. I moshuari pa te brezi i ri shpresën për të shpëtuar vendin.