Vendimi u mor pas rasteve të përdorimit të panevojshëm të forcës fizike, kontakteve agresive dhe neglizhencës ndaj nxënësve. Autoritetet kanë urdhëruar që të gjitha shërbimet në kampusin e vajzave të përfundojnë deri më 6 gusht.
Paris Hilton, e cila ka dëshmuar para Kongresit amerikan për përvojën e saj, mirëpriti vendimin. Ajo tha se vendimi konfirmon atë që ish-banoret kanë treguar prej dekadash, duke shtuar se shkolla dështoi ndaj fëmijëve nën kujdes.
Përfaqësuesit e shkollës deklaruan se po shqyrtojnë mundësinë e apelimit të vendimit. Ata theksuan se prioriteti mbetet ofrimi i kujdesit të sigurt dhe cilësor për adoleshentët dhe familjet e tyre.
"Provo Canyon School" funksionon si qendër rezidenciale psikiatrike për të rinj nga mosha 12 deri në 18 vjeç. Institucioni ka qenë prej kohësh objekt kritikash nga ish-banoret dhe aktivistët. Hilton qëndroi rreth një vit në këtë shkollë në vitet 1990, kur ajo ishte nën një menaxhim tjetër. Në dokumentarin e saj të vitit 2020, ajo pretendoi keqtrajtim fizik, detyrim për medikamente dhe izolim gjatë qëndrimit aty.
Hilton ka kritikuar prej vitesh "industrinë e adoleshentëve problematikë" dhe kërkoi ligje më të forta për mbrojtjen e adoleshentëve në qendra të tilla në Kongresin amerikan në vitin 2024.