Hoxha, në një reagim në rrjetin social X, bëri thirrje për kthim te maturia shoqërore pas incidenteve të dhunshme. Ai shtoi se liria dhe të drejtat janë fituar me mund dhe përgjegjësi, duke theksuar se ato janë fryt i dialogut dhe jo i intimidimit apo imponimit.
Ministri theksoi se vizioni për një Shqipëri evropiane dhe më të zhvilluar realizohet vetëm përmes punës, përkushtimit dhe angazhimit të përbashkët. Ai mbylli mesazhin duke theksuar rëndësinë e të rinjve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, duke parë vetëm përpara.