Zoti Isufaj theksoi të hënën se rasti është i ndjeshëm dhe kërkon maturi të thellë. Ai deklaroi se hetimi është në fazën përmbyllëse, por nuk dha detaje të tjera, duke iu referuar natyrës delikate të çështjes.
Gjatë një përmbledhjeje të punës së Prokurorisë Speciale, Isufaj përmendi dy operacione të rëndësishme kundër krimeve të luftës, të realizuara brenda vitit të fundit. Ai bëri të ditur se pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për krime lufte në rastin e Masakrës së Reçakut.
Gjithashtu, pesë persona të tjerë janë vënë në pranga si të dyshuar për përfshirje në rastin e Syriganës në Skenderaj. Këto operacione shënojnë progres në trajtimin e krimeve të rënda të luftës.