Rasti është referuar në Prokurori. Dyshohet se drejtuesit e komisariatit nuk kanë kryer kontrollet e nevojshme për evidentimin dhe goditjen e parcelave të mbjella me kanabis. Parcela me lëndë narkotike u zbulua në "Rezervuari i Divjakës", në një sipërfaqe toke shtetërore.
Gjatë operacionit, përveç 1,426 bimëve kanabis sativa, u sekuestruan edhe 37 kilogramë lëndë narkotike në proces tharjeje, si dhe 7 kilogramë kanabis në formë boçesh.