Anglia do të luajë kundër Meksikës të hënën në orën 02:00 të mëngjesit, me ndeshjen që do të zhvillohet në Mexico City. Henderson theksoi se sfida me Meksikën, sidomos në kryeqytetin e tyre, është një rast i rëndësishëm për të gjithë lojtarët.

Ai vlerësoi Meksikën si një skuadër shumë të mirë dhe e quajti ndeshjen një "provë vërtet të vështirë". Megjithatë, 36-vjeçari shprehu entuziazmin e ekipit për këtë përballje. Meksika ka treguar performancë të fortë në Botëror, duke mos pësuar asnjë gol dhe duke fituar të katër ndeshjet e luajtura deri më tani.

Në fazën 1/16 e finales, Meksika eliminoi Ekuadorin me rezultatin 2:0. Ndërkohë, Anglia siguroi kualifikimin duke mposhtur Kongon 2:1.