Projekti synon të përmirësojë organizimin e transportit, të mbrojë mjedisin dhe të ulë ndotjen në Shkup, pasi trenat e mallrave nuk do të hyjnë më në qytet.
Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, deklaroi se aktualisht po zhvillohet periudha e testimit. Ai pret që brenda rreth njëzet ditësh trenat e mallrave të fillojnë përdorimin e këtij segmenti. Ky ndryshim do të shpejtojë transportin e mallrave në Korridorin 10, duke kontribuar në zhvillimin e biznesit dhe transportit hekurudhor në vend.
Gjithashtu, ministri njoftoi se nga shtatori do të vihet në përdorim edhe treni urban. Linja e parë do të qarkullojë nga Zelenikova, përmes Draçevës, deri në qendër të Shkupit.