Albulena Haxhiu u prit nga drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, dhe zyrtarë të tjerë të agjencisë. Gjatë vizitës, Haxhiu u njoh me punën, organizimin dhe prioritetet e këtij institucioni.

Ajo vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e zyrtarëve të AKI-së në mbrojtjen e sigurisë dhe interesave shtetërore. Haxhiu theksoi se fuqizimi i kapaciteteve të AKI-së dhe bashkëpunimi ndërinstitucional janë thelbësore për një Kosovë të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme. Këto deklarata, Haxhiu i bëri publike përmes një postimi në rrjetet sociale.