Vendimi i Haxhiut hap rrugën për themelimin e institucioneve të reja. Ajo falënderoi të gjitha institucionet zgjedhore për kontributin e tyre në procesin zgjedhor.

Haxhiu theksoi se besimi i qytetarëve është përgjegjësi e madhe. Çdo mandat duhet ushtruar me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim ndaj interesit publik, demokracisë dhe të ardhmes së Republikës.

Kushtetuta parashikon që seanca konstituive të mbahet brenda 30 ditësh pas certifikimit. Gjatë kësaj seance zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Më pas, fillojnë procedurat për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.