Havari shprehu mendimin se Rama është i diskredituar në sytë e botës së qytetëruar. Ai theksoi se ndërhyrjet në ligjin 21/2024 për zonat e mbrojtura përbëjnë një “akt kriminal”.
Sipas Havarit, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) duhet të marrë në pyetje të gjithë nëpunësit që kanë kryer ndryshimet në këtë ligj, përfshirë edhe presidentin e vendit. Ai argumentoi se ndërhyrjet ligjore duhet të kryhen nga ekspertë dhe cilësoi veprimet e fundit si veprime kriminale, jo vetëm mjedisore.
Havari theksoi se kushdo që ka shpërdoruar detyrën duhet të dënohet. Ai vlerësoi se, ndërsa SPAK po heton zëvendëskryeministren, nën hetim duhet të jenë edhe persona të tjerë. Ish-drejtuesi i Policisë paralajmëroi se do të vijë dita kur kryeministri do të dorëzojë telefonin e tij në SPAK, pavarësisht deklaratave të tij për të mos e bërë këtë.