Havari theksoi se Rama është i diskredituar ndërkombëtarisht. Ai shtoi se do të vijë dita kur kryeministri do të dorëzojë telefonin në SPAK, pavarësisht deklaratave të tij për të kundërtën.

Ish-drejtuesi i Policisë akuzoi kryeministrin për ndërhyrje djallëzore në ligjin 21/2024 për zonat e mbrojtura. Sipas Havarit, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) duhet të marrë në pyetje të gjithë nëpunësit përgjegjës për këto ndryshime, si dhe presidentin, pasi ndërhyrjet u bënë pa ekspertë, duke përbërë një akt kriminal, jo vetëm mjedisor.

Lidhur me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, Havari pohoi se ajo është e pashkolluar dhe ka blerë diplomën në Shkodër. Ai theksoi se një person me diplomë të blerë nuk mund të shërbejë si zëvendëskryeministre.