Hasani theksoi mungesën e përpjekjeve serioze për zhbllokimin e ngërçit institucional aktual. Sipas tij, nuk ka përpjekje për të arritur një marrëveshje politike mes partive.
Hasani deklaroi se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, synon të mbivendosë vullnetin e votuesve të tij mbi atë të opozitës. Ai shtoi se qeveria dhe presidenti janë funksionalë, por Kuvendi mblidhet dhe shkon në pushim, duke mos treguar angazhim për zgjidhje.