Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, shprehet se gabimisht besohet që Kurti synon koalicion me ndonjë parti tjetër. Ai thekson se Kurti nuk ka ndërmend të ndajë pushtetin me askënd. Qëllimi i tij, sipas Hasanit, është që votuesit e tij t'ua mbivendosë votuesve të opozitës.
Hasani komentoi edhe deklaratat e Kurtit lidhur me cilësitë e kandidatit për president. Ai i cilësoi këto deklarata si vlerësime krejtësisht subjektive.