Këngëtari zhvilloi 12 koncerte radhazi, të gjitha me biletat e shitura, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Coldplay me 10 netë në vitin 2025. Will Munford, gjyqtar i Guinness World Records, theksoi se kjo arritje dëshmon shkallën, ambicien dhe ndikimin kulturor të performancave të Styles, si dhe lidhjen e tij të veçantë me fansat.
Styles, 32 vjeç, nisi pjesën londineze të turneut të tij “Together, Together” më 12 qershor, duke e mbyllur serinë e koncerteve të shtunën. Gjatë shfaqjes përmbyllëse, ku morën pjesë rreth 80 mijë spektatorë, ai reflektoi mbi kohën e tij me grupin One Direction. Styles falënderoi shokët e tij të grupit, Niall, Louis, Zayn dhe Liam, duke theksuar se nuk do të ishte në skenë pa kontributin e tyre. Grupi One Direction u formua në vitin 2010 dhe hyri në pauzë të pacaktuar në 2016. Liam Payne, ish-anëtar i grupit, ndërroi jetë në vitin 2024 në moshën 31-vjeçare.
Këngëtari u shpreh gjithashtu se donte të reflektonte mbi karrierën e tij 16 vjet pas audicionit të tij për The X Factor, i cili u zhvillua pranë Wembley-t. Ai shtoi se u bë pjesë e një grupi që i ndryshoi jetën pikërisht aty, pranë stadiumit.