Harry Styles nuk do të jetë i pranishëm në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, e cila parashikohet të mbahet në Madison Square Garden. Angazhimet e turneut të tij janë arsyeja e mungesës së këngëtarit britanik.
E fejuara e Styles, Zoe Kravitz, do të marrë pjesë në dasmë. Ajo është mike e ngushtë me Taylor Swift dhe ka bashkëpunuar me të në këngën “Lavender Haze”.
Ftesa drejtuar Styles tregon mungesën e hatërmbetjeve mes ish-çiftit, më shumë se një dekadë pas ndarjes. Lidhja e tyre në vitin 2012 ka qenë shumë e komentuar në botën e showbizit.
Në listën e të ftuarve pritet të jenë emra si Selena Gomez, Gigi Hadid, motrat Haim, Steven Spielberg, Jack Antonoff, Max Martin dhe Aaron Dessner. Të gjithë të ftuarit duhet të nënshkruajnë një marrëveshje konfidencialiteti. Çdo ftesë është e personalizuar me një shenjë identifikuese për të parandaluar rrjedhjen e informacionit.