Styles, gjatë performancës së tij, u shpreh se nuk do të ishte në atë pikë të karrierës pa miqtë e tij. Ai falënderoi personalisht Niall, Louis, Zayn dhe Liam.

Prindërit e Liam Payne, Geoff dhe Karen, motra Ruth, si dhe djali i saj ndoqën koncertin nga publiku. Në skenë iu bashkua edhe motra e Harryt, Gemma Styles, e cila shprehu krenarinë për vëllanë e saj.

Gjatë koncertit, Styles uroi ish-partneren e tij, Taylor Swift, e cila së fundmi u martua me Travis Kelce. Ai interpretoi këngën “Two Ghosts”, që besohet t'i jetë kushtuar Taylor Swift, me të cilën pati një lidhje në vitin 2012. Harry Styles aktualisht është i fejuar me Zoë Kravitz, e cila gjithashtu ishte e pranishme në dasmën e Taylor Swift.