Shkolla e re do të ndërtohet mbi modelin e Shkollës Kombëtare të Fluturimit, e hapur së fundmi. Kjo shkollë synon të sjellë ekselencën botërore në trajnimin, edukimin dhe certifikimin e forcave speciale.
Kryeministri Rama theksoi se institucioni i ri do të jetë i hapur për kadetë nga vendet aleate të rajonit, duke përfshirë Kosovën dhe shtete të tjera. Bashkëpunimi me Izraelin do të jetë thelbësor në këtë iniciativë, me ambicien për ta kthyer shkollën në një qendër ekselence rajonale.
Përveç Izraelit, shkolla do të bashkëpunojë edhe me partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Kjo nismë shënon një hap të rëndësishëm në transformimin e sistemit të mbrojtjes dhe forcave të sigurisë.