Procesi i regjistrimit, i cili filloi këtë të hënë, është i hapur për prindërit që regjistrojnë fëmijët në klasën e parë, si dhe për nxënësit që kalojnë nga arsimi 9-vjeçar në shkollën e mesme.

Aplikantët duhet të ndjekin udhëzimet e publikuara në portalin e-Albania. Regjistrimet kryhen në shkollat përkatëse sipas vendbanimit. Kjo procedurë ndihmon bashkitë dhe zyrat vendore të arsimit në planifikimin e vitit të ri shkollor, duke përfshirë organizimin e klasave, orareve dhe shpërndarjen e nxënësve.

Për nxënësit që synojnë gjimnazin me kohë të pjesshme, sistemi i aplikimeve do të qëndrojë i hapur deri më 11 shtator. Ndërsa, nxënësit që zgjedhin arsimin në shkollat e mesme profesionale mund të aplikojnë deri më 30 shtator.