Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se rikthimi i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, në Kosovë do ta fuqizonte PDK-në. Ai vlerëson se ky rikthim do të rriste mundësitë e partisë për rezultate më të mira në zgjedhjet e ardhshme.
Hamza shprehu pritshmërinë për një vendim lirues ndaj ish-krerëve të PDK-së. Shtyrjen e aktgjykimit për në shtator e cilësoi të padrejtë. Sipas tij, nuk ka logjikë apo fakte që justifikojnë dënimin e tyre.
Kryetari i PDK-së nuk mund të paragjykojë nëse Thaçi dhe Veseli do të rikthehen në angazhimet politike. Ai theksoi se ata nuk e kanë shprehur kurrë një synim të tillë personalisht. Megjithatë, Hamza beson se edhe vetë rikthimi i tyre fizik do të ndikonte pozitivisht në performancën e partisë.