Hamza dhe Thaçi diskutuan për situatën në Kosovë, familjet, miqtë dhe qytetarët. Fokusi i bisedës ishte procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe pritja për shpalljen e aktgjykimit.
Kryetari i PDK-së theksoi se beson në rikthimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe se Thaçi, bashkë me bashkëluftëtarët e tij, do të kthehen të lirë në Kosovë. Ai tha se “drejtësia mund të vonohet, por nuk duhet të tjetërsohet”.
Gjatë bisedës, Hamza i përcjelli Thaçit përshëndetjet dhe mbështetjen e qytetarëve të Kosovës. Ish-presidenti kërkoi që përshëndetjet e tij t'u përcillen të gjithë qytetarëve.
Biseda përfundoi me shpresën për një takim të shpejtë në Kosovë. Hamza përsëriti mesazhin: “Dielli do të lindë përsëri! Për çlirimtarët, për historinë tonë të lavdishme dhe për Kosovën!”