Hajdin Salihu, i cili ishte pjesë e Dritës gjatë edicionit 2023/24, rikthehet te skuadra nga Gjilani. Klubi bëri të ditur kthimin e lojtarit, duke theksuar se ai do të forcojë mbrojtjen me cilësinë dhe përvojën e fituar.
Në vitin 2024, Salihu u transferua nga Drita te skuadra ukrainase LNZ Cherkasy për 250 mijë euro. Gjatë edicionit të kaluar, ai ishte i huazuar te Polonia e Varshavës. Pas përfundimit të aventurës në Poloni, qendërmbrojtësi vendosi të kthehet në futbollin kosovar.
Drita shprehu kënaqësinë për rikthimin e Salihut, duke theksuar se ai sjell karakter dhe përvojë nga arena ndërkombëtare. Gjatë karrierës së tij, Salihu ka luajtur edhe për skuadra të tjera si Lokomotiva e Zagrebit, Laçi dhe Llapi.