Princesha Ingrid Alexandra, trashëgimtarja e fronit norvegjez, vizitoi Haaland dhe futbollistët e tjerë bashkë me vëllanë e saj, Princin Sverre Magnus. Takimi u zhvillua pas ndeshjes me Brazilin, e cila i siguroi Norvegjisë kalimin në çerekfinale. Haaland e priti princeshën, i pa fanellë, duke e përshëndetur me shtrëngim duarsh dhe përqafim, si dhe shkëmbeu disa batuta me të. Pamjet e këtij takimi u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e publikut.

Princesha dhe vëllai i saj ndodheshin në Shtetet e Bashkuara si përfaqësues të familjes mbretërore. Vizita e tyre erdhi pasi nëna e tyre, Princesha Mette-Marit, nuk mundi të udhëtonte për shkak të një operacioni në mushkëri. Ingrid Alexandra është vajza e trashëgimtarit të fronit, Haakon, dhe konsiderohet mbretëresha e ardhshme e Norvegjisë. Në Norvegji, monarku ka kryesisht një rol ceremonial, pa përfshirje në vendimmarrjen politike.