Rrugëtimi i Brazilit në Botëror u ndërpre në fazën e 1/8-ve. Erling Haaland shënoi dy herë për Norvegjinë, duke siguruar fitoren ndaj skuadrës së Ançelotit. Sulmuesi hapi rezultatin në minutën e 79-të me kokë dhe dyfishoi shifrat në minutën e 90-të me një goditje nga jashtë zone.
Brazili kishte mundësi për të kaluar në epërsi më herët, por nuk i shfrytëzoi. Bruno Guimaraes humbi një penallti në minutën e 14-të, e cila u prit nga portieri. Edhe Endrick shpërdoroi një rast të artë përballë portierit në pjesën e dytë. Brazili ngushtoi rezultatin në 2-1 me anë të një penalltie të Neymar, por goli pati vetëm vlerë statistikore.
Në çerekfinale, Norvegjia do të ndeshet me fituesin e çiftit Meksikë-Angli.