Vendimi i 27-vjeçarit vjen pas eliminimit të Senegalit nga Kupa e Botës, ku humbi 3:2 kundër Belgjikës në 1/16 e finales. Senegali kryesonte 2:0 deri në minutën e 85-të, por nuk arriti ta ruajë epërsinë.

Gueye, i cili luan në mesfushë, njoftoi vendimin e tij përmes një postimi në Instagram, duke theksuar se nuk do të paraqitet për ekipin kombëtar nën drejtimin e trajnerit aktual, Pape Thiaw.