Zëvendësprokurori i Monakos njoftoi se 39-vjeçarja Berezovska dyshohet se ishte maskuar si burrë dhe mund të mos ketë vepruar vetëm. Ndaj saj është lëshuar një njoftim i kuq nga Interpoli, duke e shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, vendosje të mjetit shpërthyes në rrugë publike me qëllim kriminal dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Sipas hetimeve, ngjarja ndodhi pak para orës 21:00 të hënën. Një person vendosi një pako në hyrje të një ndërtese banimi, e cila shpërtheu pak çaste më vonë, pikërisht kur multimilioneri, bashkë me gruan dhe fëmijën, po hynin në ndërtesë. Autoritetet e Monakos besojnë se Berezovska kishte vëzhguar ndërtesën për disa ditë para sulmit. Policia po punon për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm, ndërsa kërkimi për të dyshuarën vazhdon.