Një virus gripi është përhapur në kampin kolumbian, duke ndikuar tek disa lojtarë të ekipit. Kjo situatë ka ngritur shqetësime serioze para sfidës së radhës.
Disa futbollistë nuk ishin në formën e tyre më të mirë gjatë ndeshjes së 1/16 së finales kundër Ganës, për shkak të sëmundjes. Ylli i Kolumbisë, James Rodriguez, konfirmoi se shumë prej bashkëlojtarëve të tij janë të prekur nga virusi. Ai theksoi përqendrimin e plotë të skuadrës te ndeshja me Zvicrën, pavarësisht vështirësive. Kolumbia do të përballet me Zvicrën të martën në 1/8 e finales së Kupës së Botës.