Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, deklaroi se autostrada Shkup-Bllacë është pjesë e Rrugës Trans-Evropiane 6. Kjo rrugë lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën dhe më tej me portet në Shqipëri dhe Mal të Zi, duke hapur mundësi për tregti, biznes dhe turizëm. Ministri theksoi se projekti realizon vizionin e shfrytëzimit të pozitës strategjike të Maqedonisë së Veriut në Ballkan.

Afati i parashikuar për ndërtimin e autostradës 10.5 kilometra është katër vjet. Kompania vendase GRANIT është përzgjedhur si kontraktues. Nikolloski falënderoi Kryeministrin, institucionet vendore, Bashkimin Evropian dhe BERZH-in për bashkëpunimin.

Autostrada Shkup-Bllacë, me gjatësi prej 10.5 kilometrash, përfshin ndërtimin e rreth 40 objekteve infrastrukturore. Bujar Osmani nga BDI reagoi ndaj nënshkrimit të marrëveshjes, duke akuzuar për vonesa dyvjeçare me justifikimin e ndryshimit të trasues, e cila sipas tij nuk u ndryshua asnjë milimetër. Osmani theksoi se financimi, projekti, shpronësimet dhe tenderimi ishin gati, duke pyetur për arsyen e humbjes së dy viteve.

Ndërtimi i kësaj autostrade, i cili ka nisur edhe në vitin 2020, është ndarë në dy segmente. Megjithatë, për gjashtë vjet janë ndërtuar vetëm dy kilometra. Nga ana tjetër, Kosova ndërtoi pjesën e saj të autostradës, Autostradën Arben Xhaferi, me gjatësi 65 kilometra brenda gjashtë vjetësh.