Zbulimi u bë në vendin e ndërtimit të një objekti të ri. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se granata u raportua në polici rreth orës 12:00 nga një qytetar me inicialet N.I.

Një ekip inspektues nga SPB Shkup kreu një inspektim fillestar, duke konfirmuar se bëhej fjalë për një granatë të periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim u informua menjëherë për të kryer largimin e sigurt të pajisjes shpërthyese.