Policia e Kosovës njoftoi se rasti ndodhi rreth orës 21:30. Menjëherë pas denoncimit, njësitet policore shkuan në vendngjarje dhe ndërmorën veprimet e nevojshme. Hetuesit e Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit po vazhdojnë punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje grabitqare”, në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për gjendjen e të lënduarit apo identitetin e personave të përfshirë.