Mbrojtësi italian Armando Iko, lojtar i Avelinos dhe me 3 ndeshje me kombëtaren, përjetoi momente tmerri pasditen e djeshme. Dy të rinj i drejtuan një pistoletë në fytyrë, duke e kërcënuar. Ngjarja ndodhi në rrugët e qytetit.

Objektivi i grabitësve ishte ora luksoze që futbollisti mbante në dorë. Pas vjedhjes së bizhuterisë së çmuar, autorët u arratisën me shpejtësi në këmbë.

Forcat e rendit mbërritën menjëherë në vendngjarje. Policia lokale ka nisur hetimet dhe po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar dhe kapur dy grabitësit. Fatmirësisht, futbollisti Iko nuk pësoi lëndime fizike, përveç frikës së madhe dhe dëmit material.