Goli i dytë i Kepit të Gjelbër në ndeshjen ndaj Argjentinës shënuar nga Sidny Lopes Cabral, ishte një ndër momentet më të spikatura. Në minutën e 103-të, kur Argjentina udhëhiqte 2-1, mbrojtësi i majtë mori topin në anën e majtë, u zhvendos drejt qendrës dhe goditi në cepin e sipërm të portës së Emiliano Martinez.

Ky gol barazoi rezultatin në 2-2, duke rritur shpresat e Kepit të Gjelbër. Pavarësisht golit dhe paraqitjes, Argjentina siguroi kualifikimin në 1/16-at e finales me rezultatin përfundimtar 3-2.

Për Argjentinën shënuan Lionel Messi, Lisandro Martinez dhe një autogol nga Diney Borges. Golat për Kepin e Gjelbër i realizuan Deroy Duarte dhe Sidny Lopes Cabral.

Sidny Lopes Cabral, 23 vjeç, ka lindur në Roterdam, Holandë. Ai iu bashkua Trabzonsporit nga Benfica këtë verë për 7 milionë euro. Cabral ka 14 paraqitje me kombëtaren e Kepit të Gjelbër, dhe goli ndaj Argjentinës ishte i treti i tij me fanellën e përfaqësueses.