Temperaturat e larta verore sjellin rreziqe shëndetësore, përfshirë goditjet nga i nxehti. Mjekët në shërbimin e urgjencës polivalente në QSUT theksojnë se këto raste kanë qenë të pranishme çdo verë, megjithëse aktualisht nuk janë regjistruar raste të reja. Numri i urgjencave ditore ka kaluar mbi 400, ku shumica e pacientëve janë me sëmundje kronike.
Ekspertët e Shëndetit Publik këshillojnë kujdes të shtuar nga i nxehti për të gjithë popullatën. Kujdes i veçantë duhet treguar për të moshuarit, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët nën pesë vjeç.