Kontrollet u kryen në ambientet e një bar-kafeje në pronësi të shtetasit A.S., në zonën e “Tregut Fshatar” pranë Fushë-Krujës. Informacionet ishin siguruar nga strukturat e Inteligjencës Operative të AMP-së.

Gjatë kontrollit, efektivët sekuestruan katër pajisje kompjuterike, katër monitorë, si dhe pajisje serverike dhe elemente të tjera teknologjike. Këto pajisje dyshohet se përdoreshin për organizimin e paligjshëm të basteve sportive.

AMP njoftoi se po kryen veprimet e para hetimore dhe procedurale. Këto veprime synojnë dokumentimin e plotë të aktivitetit, identifikimin e personave të përfshirë dhe verifikimin e mundshëm të favorizimit, mosveprimit apo përfshirjes së punonjësve të Policisë së Shtetit ose subjekteve të tjera nën mbikëqyrjen e Agjencisë. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë.