Paraqitja e gjyqtarit Ilgiz Tantashev në Kupën e Botës u cilësua si mjaft e dobët. Ish-gjyqtari gjerman, Patridck Ittrich, i pensionuar në maj, fajësoi Tantashevin për ashpërsinë e ndeshjes.
Ittrich deklaroi në “Magenta TV” se kjo ishte paraqitja më e dobët në këtë Kupë të Botës dhe se Tantashevit i doli loja jashtë kontrollit. Kritikave ndaj gjyqtarit uzbek iu bashkua edhe Pierluigi Collina, udhëheqës i gjyqtarëve. Gjithashtu, Urs Meier, ish-gjyqtar i Kupës së Botës 1998 dhe 2002, shprehu pakënaqësi për performancën e Tantashevit.
Meier ka drejtuar ndeshjen gjysmëfinale të Botërorit 2002 mes Koresë së Jugut dhe Gjermanisë, si dhe finalen e Ligës së Kampionëve në të njëjtin vit. Këto kritika theksojnë shqetësimet për cilësinë e gjykimit në fazën nokaut të turneut.