Media franceze L’Equipe ka kritikuar ashpër gjyqtarin Tantashev për menaxhimin e ndeshjes mes Francës dhe Paraguait. Sipas gazetës sportive, paraqitja e tij ishte e mbushur me “paaftësi totale”.
L’Equipe theksoi se gjyqtari kryesor humbi kontrollin e duelit të tensionuar, i ndikuar nga provokimet e lojtarëve paraguajanë. Gazeta e përshkroi ndeshjen si “një betejë që nuk ishte e përshtatshme për t’u parë nga fëmijët”.
Vendimet e gjyqtarit u cilësuan si të pabarabarta dhe të çuditshme. L’Equipe shprehu habinë për numrin e madh të faulleve të pandëshkuara dhe kartonët e shumtë ndaj lojtarëve francezë. Gazeta theksoi se vetëm ndërhyrja e VAR-it e detyroi gjyqtarin të ndryshonte vendimin për një penallti pas faullit ndaj Desire Doue.
Pavarësisht tensioneve dhe lojës së ashpër, Franca fitoi 1-0 dhe u kualifikua në fazën tjetër. Franca do të përballet me Marokun të enjten në çerekfinale.